Për 1 jave janë shitur më shumë bluza të Nejmarit sesa të Di Marias për 1 vit

Mediumet në Francë shkruajnë se tifozët e PSZH-së po luajnë mendsh, duke blerë bluzën që mban të veshur Nejmari. Bluza e këtij futbollisti brazilian, brenda një jave, është shitur më shumë sesa bluza e Anhel Di Marias gjatë një viti të tëre! Nejmari po tërhëq një vëmendje mjaft të madhe dhe e gjithë kjo po ndikon pozitivisht kundrejt brendit të “të shenjtëve”.

Sipas Radios Monte Karlo, ky klub francez, brenda një jave, ka shitur më shumë se 20 000 bluza me emrin e Nejmarit, më shumë sesa bluza e Di Marias gjatë një viti të tërë. 90 për qind të bluzave të shitura në dyqanet e PSZH-së në Fushat e Elizesë dhe në Parkun e Princave janë ato me emrin e Nejmarit.

Por, Nejmari nuk po ndikon vetëm te shitjet e veshjeve sportive. “Vizitat” në uebsajtin e PSZH-së, ndërkohë, janë rritur shtatë herë gjatë kohës së fundit, ndërsa ky klub ka fituar dy milionë mbështetës të tjerë në rrjetet sociale. Për ”çmendurinë” që po shkakton Nejmari, flet edhe fakti se për ndeshjen e fundit të PSZH-së me Gingampin kërkuan akreditim 200 gazetarë.

Sfidanti.al