Sensacion: Usain Bolt “bie” si atlet, ngritja fillon nga ..futbolli

Zotëruesi i tetë medaljeve të arta olimpike, Usain Bolti 30-vjeçar, i tha lamtumirë karrierës së tij në pistat e atletikës me një medalje bronzi në 100 metra dhe një dëmtim në stafetën 4×100 metra në kampionatin botëror të atletikës që sapo përfundoi në Londër, ndërsa shprehu edhe një herë tjetër dëshirën e tij që të bëhet futbollist. Pas lamtumirës emocionuese, Bolti tha: “Ka kohë që unë them se dua që ta provoj veten edhe në futboll, kështu që unë do të bëhem futbollist profesionist, por, sidoqoftë, tani që kam dërmuar muskulin, nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo”.

Nëse ai do ta marrë veten deri më 2 shtator, ai do të mund ta realizojë ëndrrën e tij dhe do të mund të luajë në ndeshjen mes legjendave të Mançester Junajtidit, tifoz i madh i të cilit është Bolti, dhe atyre të Barcelonës në Old Traford. Ndërkohë, edhe Borusia e Dortmundit ëshë gati që t’i hapë atij portat, pasi, edhe më parë, ai është stërvitur më këtë ekip gjerman. Kështu që portierë bëhuni gati, “rrufeja” do të bjerë edhe në portat tuaja!

Sfidanti.al