Evertoni theu dy rekorde transferimesh, duke angazhuar portierin Xhordan Pikford nga Sanderlendi, pasi pagoi për të 30 milionë sterlina, duke e bërë atë portierin më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik. Po ashtu, Evertoni përmirësoi edhe rekordin e vet në këtë fushë që ishte 28 milionë sterlina, aq sa pagoi, më 2014, për transferimin e Romelu Lukakut nga Celsi.
Pikfordi 23-vjeçar do të jetë, tani, portieri nr.1 tek Evertoni para Zhoel Roblesit dhe Martek Stekelburgut.
Sfidanti.al