Alegri s’ka alegri: Vetëm katër lojtarë e kanë vendin të sigurt në formacion

Juventusi do ta nisë sezonin e ri me duelin kundër Lacios në Superkupën italiane dhe trajneri Masimiliano Alegri paralajmëroi se në ekip do të ndodhë ndërrimi i brezave. Pritet që një rol të rëndësishën te Juventusi të luajnë Daniele Rugani, Rodrigo Betankur dhe Federiko Bernarderski, ndërkohë që “zonja e vjetër” ka mbetur pa shërbimet e Leonardo Bonuçit që ka shkuar te Milani. I pyetur lidhur me opsionet taktike dhe formacionin e parë të Juves në “Olimpiko” të Romës, Alegri u përgjigj:

“Xhixhi Bufoni do të luajë, po ashtu Gonzalo Iguain dhe Paulo Dibala, si edhe Mario Manxhukiç. Për të tjerët nuk mund të flas dot”.

Sfidanti.al