Fund spekulimeve: Obamejangut s’ka klub që ia plotëson kushtet!

Prej një kohe të gjatë, është spekuluar për të ardhmen e sulmuesit fanstastik të Borusias së Dortmundit, por tani ky futbollist nga Gaboni, më në fund, e bëri të ditur vendimin e tij. Interesimin më të madh për Obamejangun, gjatë verës, e ka shprehur Milani që, sikurse dihet, këtë sezonin transferimesh, ka shpenzuar shumë miliona për blerjet e reja, por, siç duket, Obamejangu mbeti vetëm një dëshirë e parealizuar e kryesisë së klubit gjigant milanez.

“Askush nuk e di se çfarë sjell e ardhmja, por, sidoqoftë, unë vendosa që të qëndroj te Borusia. Bisedova me drejtuesit e klubit para fillimit të pushimeve dhe ua njoftova atyre vendimin tim. Asnjë nga klubet që më duam në radhët e veta, nuk i plotëson kushtet e mia, kështu që do të qëndrojë këtu, ku jam. Të vetmit klube që m’i plotësuan kushtet, janë disa në Kinë, por unë nuk dua që të shkoj atje”, tha sulmuesi gabonez i Borusias, duke shtuar se të shkosh në Kinë, në fakt, do të thotë të bësh një hap mbrapa në karrierën tënde.

Sfidanti.al