Barcelona e Neymar në ‘luftë’ për 26 mln Euro; braziliani do ta denoncojë në FIFA

Barcelona dhe Neymar tashmë janë në një luftë të hapur dhe shkaku është shifra prej 26 milionë Eurosh që klubi katalanas duhej t’i akordonte futbollistit për rinovimin e kontratës dhe që refuzoi ta bëjë dicka të tillë. Sipas të përditshmes braziliane ‘Globoesporte’, futbollisti më i ri i Paris Saint Germain ka vendosur të denoncjë në FIFA skuadrën e Barcelonës në lidhje me këtë  çështje. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje Neymar do të dërgojë javën e ardhhme kërkesën e tij në Dhomën e Zgjidhejs së Konflikteve në FIFA javën e ardhshme. Përpara disa ditësh, zëdhënësi i Barcelonës, Josep Vives konfirmoi se klubi spanjoll nuk do ta bëjë këtë pagesë pasi ka thyer të 3 kushtet e përcaktuara në kontratë. Sipas tij kushtet ishin: 1.futbollisti nuk duhej të niste bisedimet me asnjë klub tjetër në muajin përpara datës së përfitimit kësaj shifre, 1 shtatorit, 2.duhej të shprehte publikisht vullnetin për të qëndruar në skuadër dhe 3. shifra nuk do të paguhej në asnjë moment para 1shtatorit. Sipas tij, Neymar nuk plotësoi asnjë nga këto kushte për të fituar këtë bonus kështu që Barcelona refuzoi pagesën e saj.

sfidanti.al