Natasha Hastings është një nga atletet më fituese amerikane të garave të shkurtra, por specialiteti i saj është gara e 400 metrave. Tashmë në moshën 30 vjeçare, atletja e lindur në Bruklin (Nju Jork) ka fituar gjatë karierës së saj 17 medalje ari në të gjitha kompeticionet e mëdha, të fundit në Lojrat Olimpike “Rio 2016”, në disiplinën e stafetës 4×400 metra. Por veç të tjerave, Natasha është e famshme edhe nëpërmjet kopertinave të revistave rozë, kjo për shkak të përmasave perfekte të trupit të saj. Pra kudo që ndodhet, në pistë, apo në studio fotografike, Hastings është gjithmonë pretendente për medalje ari.