Sa herë që largohet apo shkarkohet, trajneri i Shpresave, si ajo shprehja e famshme “ e vranë apo vrau veten”, krijohet një radhë e madhe para zyrës së shefit të madh në FSHF. Disa me kaseta, disa me shkrim dore. Po të pyesësh radhtarët, gjen edhe të huaj, që premtojnë se do t’ia kalojnë edhe Xhanit të Kombëtares. Një gjë bie në sy, respektojnë radhën dhe flasin pak me njëri-tjetrin. Trokasin dhe futen në zyrën e bekuar..
I pari : President, nëse ju do të mbështesni projektin tim për Shpresën, unë do të pranoj që të ma bëni formacionin,..edhe sikur të jetë me 12 vetë!
I dyti: Jeni treguar shumë bujar me Jupin, që e latë deri në fund të sezonit. Unë do të jem i gatshëm të “vritem” në çdo moment. Do t’i them çunave të Shpresës, që edhe kur të gjuajnë ence apo korne…të kthejnë kokën nga tribuna!
I treti: President, Konverciano ime jeni ju! Nga ju kam mësuar shumë gjëra që i kërkon loja. Të vetmen gjë që mësova vetë, dhe të kërkoj falje, është se futbolli është njëra Parti, kurse Partia tjetër është..Partia Agrare!