Futbolli do të pësojë disa ndryshime pas këtij edicioni. FIFA po projekton rregullin ku klubet janë të detyruara që të aktivizojnë të paktën një lojtar vendës nga ekipi U-20 ose U-21.
Dhe pse rregullat e FIFA-s i detyrojnë klubet që në kompeticionet europiane të përfshijnë disa lojtarë vendës, për herë të parë do të ketë imponim sa i përket formacionit. Ky rregull do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në futbollin shqiptar.
Kujtojmë se në Abissnet Superiore mund të aktivizohen pa limit futbollistët e huaj. Ky rregull i ri ndërkohë do ta detyronte çdo klub, që ta niste me një lojtar nga akademia.
Thuajse gjysma e elitës së futbollit shqiptar është aktualisht me lojtarë të huaj. Madje nuk do të jetë çudi, nëse në edicionin e ardhshëm shikohet përmbysja, ku lojtarët e huaj kanë më tepër hapësirë.

