Wladimir Klitschko thotë Stop! Ukrainiasi var dorezat e boksit në gozhdë

Epokës Klitschko në boks i erdhi zyrtarisht fundi. Pas Vitalit, ai që i vari dorezat në gozhdë ishte Wladimir Klitschko gjë që e konfrimoi ai vetë. Kjo do të thotë se Klitschko nuk do ta zhvillojë sfidën e revashit me Anthony Joshua, ndaj të cilit humbi në Wembley të Londrës në raundin e 11. Ish kampioni i botës në peshat e rënda e mbylli karrierën e tij me një bilanc prej 64 fitoresh dhe vetëm 5 humbjesh. Në vitin 1996, Klitschko mori pjesë në Lojërat Olimpike të Atlantës ku fitoi medaljen e artë në peshat super të rënda dhe vetëm 1 vit më vonë ai u bë boksier profesionist. Në periudhën 2006-2015 ai ka qenë mbajtësi i titujve të unifikuar në kategoritë WBA, IBF dhe WBO, të cilat i dorëzoi tek britaniku Tyson Fury në sfidën e shvilluar në muajin nëntor të vitit 2015.

sfidanti.al