Barcelonës do t’i duhet një shumë rekord për Kutinjon

Media në Spanjë shkruan se “të kuqtë” e refuzuan, për herë të dytë, Barcelonën për shërbimet e Filipe Kutinjos, pasi klubi i “Etihadit” i tha “JO”, kësaj here ofertës prej 100 milionë eurosh. Katalonjasit kanë treguar se e kanë prioritet sjelljen e këtij futbollisti brazilian në “Kamp Nou”, ndërsa thuhet se Barcelona ka rënë, tanimë, dakord me vetë lojtarin. Kështu që, tani, pritet që Barcelona të gjejë gjuhën e përbashkët me Liverpulin, por, sidoqoftë, bisedimet janë të vështira. “Të kuqtë”, deri tani, e ka hedhur poshtë një ofertë prej 80 milionë eurosh, ndërkohë që mediumet në Francë bëjnë të ditur se edhe për propozimin e dytë përgjigja ishte “Jo”.

Radio Monte Karlo, zakonisht e mrinformuar, njoftoi se katalonjasit vunë në tavolinë 100 milionë euro, por se Livepruli i tha “Jo” kësaj shume. Duket se Barcelona pret tani shpërnguljen e Nejmarit te PSZH-ja që “të trokasë” përsëri në portën e Liuverpulit.

Sfidanti.al