Futbollisti më i mirë i Realit, Kristiano Ronaldo, më në fund, u parashtroi një kërkesë krerëve të klubit “mbretëror”, duke shprehur dëshirën që në ekip të sillet një sulmues. Kështu, ky klub madridas është vënë në kërkim të një golashënuesi dhe është përqendruar, kryesisht, te futbollisti i ri i talentuar, Kilian Mbape. Sidoqoftë, kjo nuk është idea e Ronaldos. Zotëruesi i katër “Topave të artë” partnerin e vet në sulm e sheh në Serinë A italiane. Ronaldo do të donte që te Reali të vinte Paulo Dibala i Juventusit. Ky futbollist i shkëlqyer argjentinas ka luajtur mjaft mirë, gjatë sezonit të kaluar, me ekipin kampion të Italisë, ndërsa ka provuar se është në gjendje t’i tundë rrjetat e portave kundërshtare gjatë 10 viteve të ardhshëm.
Mbape kushton 180 milionë euro, ndërsa çmimi i Dibalës ende nuk është fiksuar. Dibala është vënë në shenjëstër të Barcelonës, por Juvja është e vendosur që të mos ta shesë atë.
Sfidanti.al