UEFA nuk e fal Manchester United, e gjobit për parregullsi në kontrollet antidoping

Edhe pse kanë kaluar disa muaj, UEFA nuk ka ngurruar të ndëshkojë Manchester United për parregullsitë e shfaqura në kontrollet antidoping pas finales së Europa League me Ajaxin që Djajtë e Kuq e fituan 2-0. Qeveria e futbollit evropian gjobiti klubin anglez me 10 mijë Euro, ndërkohë që e p[ësuan edhe 2 futbollistët; Phil Jones dhe Daley blind me nga 5 mijë Euro gjobvë secili. për Phil Jones gjërat shkuan edhe më keq, pasi qendërmbrojtësi u dënua edhe me 2 ndeshje pezullim. Shkaku? sjellja jo e mirë dhe përdorimi i fjalëve fyese ndaj personave të ngarkuar për të bërë kontrollimn e antidoping. ndërsa Blind mori vetëm ndëshkim financiar pasi nuk iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës gjatë këtij kontrolli. Ndëshkim me pezullimin e 2 ndeshjeve të Jones është një problem më vete për Mourinhon që nuk do ta ketë atë në sfidën e 8 gushtit në Superkupën e Evropës mes Realit të madridit dhe Manchester United, ndërkohë që ai nuk do të jetë as në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

sfidanti.al