Ronaldo në gjykatë; iu përgjigj akuzave për evazion jo pa nervozizëm

Ashtu sic ishte bërë e ditur kohë më parë, Cristiano Ronaldo u shfaq këtë të hënë në Gjykatën e Pozuelos në Madrid ku bëri deklaratën e tij në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria për fshehje të 14.7 milionë Eurove të siguruara nga të drejtat e imazhit për periudhën 2011-2014. Sipas organeve të drejtësisë iberike, Ronaldo ka përdorur kompani fantazmë tyë krijuara në vendet e quajtura parajsa fiskale për të fshehur këto të ardhura që e detyruan atë të shfaqet para trupit gjykues.

Deklarata e 32 vjecarit zgjati rreth 90 minuta dhe sipas medias spanjolle, Ronaldo nuk u  shfaq aspak i qetë. Media iberike arriti deri aty sa të zbulojë disa fraza të yllit të Realit të Madridit si: Po të mos më quanin Cristiano Ronaldo, nuk do të isha këtu-mësoshet se ishte një nga frazat sulmuesit portugez  që tregoi edhe njëherë shqetësimin e tij. Pasi doli nga salla e gjyqit, Ronaldo nuk foli me gazetarët. Cristiano Ronaldo akuzohet për 4 krime fiskale dhe rrezikon një dënim nga 21 muaj në 7 vjet burg.

sfidanti.al