Merkato e transferimeve ende e hapur, 6 klube me shpenzime milionere

Ka edhe një muaj kohë deri në mbylljen e merkatos dhe temoperatuart në këtë aspekt janë tejmase të larta. kjo për faktin se 6 klube tashmë e kanë kaluar kufirine e 100 milionë Eurove të shpenzuara deri tani. Rekordin për momentin e mban Manchester City me 240.5 milionë të përdorura për blerjen e Mendy, Walker, Danilo, Bernardo Silvës dhe Ederson. Nuk ka qëndruar duarkryq por investoi 189.5 milionë Euro, ku blerja më e bujshme është ajo e Leonardo Bonuccit nga Juventusi për 42 milionë Euro. Nuk ka dashur të mbetet jashtë kësaj liste as Chelsea që vendosi të nxjerrë nga arkat e tij 155 milionë, 80 milionë nga të cilat ia dha Realit të Madridit për Moratën.

Mes klubeve me mbi 100 milionë shpenzime u përfshinë edhe Manchester United dhe Chelsea me respektivisht 119.7 dhe 117.7 milionë Euro. Djatë e Kuq spikatën për blerjen e Lukakut për 85 milionë Euro, ndërsa Zonja e Vjetër bleu Bernardeschi si dhe siguroi përfundimisht edhe Benatia e Cuadrado. Ka lëvizur në merkato edhe Bayerni i Mynihut që ka investuar 100.5 milionë euro në blerje futbollistësh ku përfshihet edhe James Rodriguez për të cilin Bayerni do t’i paguajë fillimisht Realit 10 milionë euro në vit për huazimin.

sfidanti.al