“Rosonerët” luajtë kundër ekipit rumun të Krajovësnë raundin e tretë kualifikues të Ligës sëEvropës. Në historinë e vet të pasur, Milani ka fituar shtatë tituj si ekipi më i mirë në Evropë. “Kuqezinjtë”, vite me radhë, kanë qenë ndër ekipet që “kanë bërë ligjin” në kontinentin e vjetër, gjë që s’mund të thuhet për vitet e fundit, ku mungesa e tyre ka qenë mjaft e dukshme. Ndoshta do t’ju duket si diçka epabesueshme, por është e vërtetë se Milani nuk ka luajtur në kupat evropiane që nga marsi i vitit 2014! Atëkohë, ky ekip italian u eliminua nga Atletiko e Madridit në fazën 1/8 të Ligës së Kampioneve. Ky “agjërim” që zgjati jo pak, afro tre vite e gjysmë, më në fund, përfundoi dje. Por, nëse, më 2014, Milani bënte pjesë në elitën e Ligës së Kampioneve, tani, ekipi i San Siros është i detyruar që të luajë ndeshje kualifikuese në përpjekje për të arritur në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Sigurisht që kjo është ende larg dëshirave të tifozëve, por, sidoqoftë, është mirë, të paktën, që Milani rifilloi të luajë në një konkurrim evropian. Megjithëse ekipi rumun i mësipërm është modest, fakti që, deri tani, janëshitur 50 000 bileta për ndeshjen e kthimit në San Siro, tregon për etjen e madhe që kanë tifozët milanezë për konkurrimet evropianë.
Sfidanti.al