Fuqia e futbollit gjerman, Bundesliga 2 më e pasur se liga e Holandës!

Eredivisie është një nga kampionatet më të lavdishëm dhe më fisnikë në botë, pasi aty luajnë Ajaksi i madh i Krujfit, PSV Ajndhoveni apo Fejënordi, që të gjithë kampionë të Europës, apo skuadra të tjera të shquara si AZ Alkmar. Gjithsesi, në kohën e futbollit-biznes, jo gjithnjë vlen lavdia e shkuar, sidomos nëse kjo lavdi nuk ndodhet në ndonjë vend të madh. Kampionati holandez, Eredivisie, është lënë pas nga të ardhurat financiare prej kategorisë së dytë të Gjermanisë, Bundesliga 2, ndërsa as nuk bëhet fjalë që të konkurrojë me Bundesligën e vërtetë.

“Cvajte Bundesliga” pati 529 milionë euro të ardhura gjatë sezonit 2015-2016, edicioni i fundit i botuar nga studimi i Deloit & Tush (Deloitte & Touche), duke pasur 8 për qind rritje në krahasim me një vit më parë. Liga holandeze mbetet prapra, ndërsa më e fuqishmja nga kategoritë e dyta të kontinentit është padyshim ajo në Angli, Championship. Të ardhurat e saj në 2015-2016 ishin 745 milionë euro, pra 216 milionë euro më shumë sesa Bundesliga e dytë.

Sfidanti.al