Barcelona e PSG presin fjalen e Neymar; ai shpenzon 19 mijë Dollare per atlete

Barcelona e Paris Saint Germain kanë sytë nga ai, por Neymar duket se nuk e po e vret shumë mendjen. Sulmuesi brazilian që duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij, në këto orë të fundit mendoi të bëjë disa shpenzime në blerjen e këpucëve sportive në një nga dyqanet e Los Angeles, ‘Fight Club’ duke shpenzuar rreth 19 mijë Dollarë. Dhe e gjithë kjo ndodhi pas një interviste të dhënë për revistën ‘Complex’ ku ai foli për karrierën, pasionin e tij për modën e sidomos për modelet e limituara të këpucëve sportive . Vlen të theksohet se Neymar ka markën e tij të këpucëve të tilla në bashkëpunim me legjendën e basketbollit Michael Jordan dhe NBA dhe bëhet fjalë për linjën Air Jordan V ‘Neymar’, një bashkëpunim të cilin Neymar ka vendosur ta vazhdojë edhe në të ardhmen.

sfidanti.al