Brooklyn Beckham, pasion për fotografinë; i kërkon Emily Ratajkoëski të pozojë për të

Ndërsa i vëllai, Romeo ka vendosur të nisë karrierën e tenistit, Brooklyn Beckham, djali i madh i David Beckham rezulton të jetë i apasionuar pas fotografisë dhe kushedi mund t’i dedikohet këtij aspekti në planin professional. Duke menduar ndoshta në reportazhin e tij të parë në moshën 18 vjecare, Brooklyn Beckham i ka kërkuar Emily Ratajkowski që të pozojë për të dhe për këtë ai përdori rrjetin social Instagram. ‘Do të ishte dicka gjeniale sikur të të fotografoja-ishte mesazhi i Brooklyn Beckham që u regjistrua menjëherë. Ngjitur me mesazhin ai postoi edhe një emotikon me të dy duart të bashkuara që të përforcuar akoma më shumë peticion. Për momentin nuk ka një përgjigje të Emily që gjithsesi ka ndezur rrjetet sociale me disa poza të saj ku ajo është krejtësisht nudo.

sfidanti.al