Guardiola hap gojen, kreret e Sitit hapin superportofolin

 Mançester Sitit plotësuan edhe një dëshirë tjetër të trajnerit Pep Guardiola, duke sjellë në ekip edhe mbrojtësin e majtë 23-vjeçar Benxhamin Mendi nga Monako që, një kohë të gjatë, nuk donte që ta lëshonte atë. Mbasi u paguan 57 milionë euro për Kajl Uokerin në arkën e Totenhemit, “princërit” e Monakos, më në fund, pranuan, që ta shesin Mendin për 57,5 milionë euro, pasi kishin refuzuar tri oferta të mëparshme, përkatësisht, me vlera 40, 45 dhe 52,5 milionë euro.

Duke siguruar Mendin, strategu spanjoll gjeti një zgjidhje mjaft të mirë për pozicionin e mbrojtësit të majtë, duke qenë se, gjatë sezonit të kaluar, Kolarovi dhe Klishi nuk i justifikuan shpresat e Guardiolës. Mbas kompletimit të këtij transferimi, “qytetarët” shpresojnë që, shumë shpejt, të mbyllin bisedimet me Realin e Madridit për sigurimin e shërbimeve të brazilianit Danilo që vlerësohet 30 milionë euro.

Sfidanti.al