Ibrahimoviçi kërkon që të dy djemtë e tij të mbesin te Junajtidi

Zllatan Ibrahimoviç është gati që të nënshkruajë një kontratë të re me Mançester Junajtidin, megjithëse me një kusht. Ky futbollist suedez do që të dy djemtë e tij të stërviten në shkollën e “djajve të kuq” dhe, më këtë rast, do një konfirmim me shkrim se ata të dy do të vazhdojnë që të jenë pjesë e akademisë së klubit, madje edhe kur vetë ai nuk do të jetë më në Mançester. Ibra e ka mbaruar kontratën me Junajtidin, ndërkohë që, paraprakisht, pësoi një dëmtim serioz në gju që do ta mbajë atë larg fushës së futbollit për një kohë, relativisht, jo të vogël. Sidoqoftë, ai po e vazhdon rehabilitmin te Junajtidi, ndërsa ka filluar edhe që të stërvitet me ekipin.

Pritet që futbollisti 35-vjeçar të nënshkruajë një kontratë të re gjashtëmujore në tetor, kur ai të përfundoje terapinë. Djemtë e tij, Maksimilian dhe Vinsent, luajnë në të njëjtin ekip me djemtë e Rajan Gigsit dhe të Niki Batit. Ibra konsideron se Junajtidi është vendi ideal për zhvillimin e tyre në planin futbollistik.

Sfidanti.al