Ideja e re e Liberty Media; më shumë skuadra gjermane në Formula 1

Sa më shumë gjermanë, aq më mirë. Kjo është ideja e hedhur së fundmi nga Shefi  Ekzekutiv i Liberty Media, Chase Carey gjatë një intervistë të dhënë për të përditshmen ‘ Bild’. ‘Përderisa kemi pilot dhe makinë gjermane kampionë bote në Formula 1, përse të mos kemi të tjera skuadra nga ky vend në botëror?-u shpreh Carey-ne duam gjithashtu që të mbajmë me cdo kusht edhe Cmimin e Madh të Gjermanisë në këtë kalendar’.

BMW, Porsche dhe Audi janë emrat e kompanive që iu referua Carey kur foli për më shumë skuadra në Formula 1 duke shtuar se për këtë arsye po punohet për modifikimin e kushteve financiare dhe teknike të kampionatit. Por jo vetëm kaq, Chase Carey konfirmoi se një nga sallat e konferecës së shtypit në selinë e Londrës do të marrë emrin e legjendës së këtij sporti Michael Schumacher.

sfidanti.al