Fundi i një historie dashurie mund të të cojë në Gjykatë. Pas lamtumirës së helmatisur verën e kaluar, Gonzalo Higuain dhe Napoli e kanë pasur pothuajse të pamundur përmirësimin e raporteve mes tyre dhe nëse gjatë sezonit Higuain ka ndëshkuar 4 herë ish skuadrën e tij, këtë radhë është De Laurentiis ai që gëzon. Në fakt El Pipita e humbi betejën ligjore me Napolin për të ardhurat nga e drejta e imazhit për sezonin 2015/2016 me argjentinasin që pretendonte 600 mijë Euro. Shkaku? Përfaqësuesit e futbollistit nuk paraqitën në kohë dokumentacionin nëpërmjet të cilit ai kërkonte pagesën. Afati ishte 50 ditë, por që nuk u respektua. Këtë herë është Higuain ai që duhet të dorëzohet ndaj Napolit që duket se kishte të drejtë.
sfidanti.al