Nuk janë të paktë sportistët amerikanë që kanë zbarkuar në Barcelonë për të vizituar e ndjekur skuadrën katalanase gjatë stërvitjeve të saj. E kanë bërë këtë, kampioni i NBA me Golden State, Draymond Green dhe lojtari i Miami Dolphins Andre Branch në NFL. Pas përfundimit të seancës stërvitore, yjet e dy kampionateve më të ndjekur në SHBA iu afruan futbollistëve të Barcelonës për të biseduar me ta. Neymar, Pique, Rafinha apo Sergi Roberto përfituan nga rasti për të bërë foto me këta sportistë të njohur në kontinentin amerikanoverior. Barcelona do të niset të mërkurën drejt SHBA për të zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri ku do të luajë ndeshjet me Juventusin, Manchester United dhe Realin e Madridit. Pikërisht ‘El Clasico’ do të ndiqet edhe nga Draymond Green, sfidë që do të luhet në 29 korrik në Miami.
sfidanti.al