Fituesja e turneut të vjetshëm “Rolan Garos”, Gabrinje Muguruza, është kampionia e re e turneut më prestigjioz në botë në tenis, Uimbëlldon. Kjo teniste e shkëlqyer spanjolle, këtë mbasdite, luajti edhe një ndeshje tjetër perfekte që, në fund, u kurrorëzua me një fitore bindëse mbi tenisten amerikane, me shumë më tepërpërvoje, Venus Uiliams, me rezultatin 2-0 (7-5, 6-0). Në setin e parë, të dyja tenistet luajtën gejm për gejmdhe shansin e parë për tajm brejke pati Uiliamsi në gejmin e 6-të, por Muguruza nuk lejoi që tenistja amerikane të kalonte ne avantazh. Qysh në gejmin tjetër, tenistja spanjolle shkoi 40-30, por Venusi me një shërbim volej perfekt barazoi 4-4. Megjithatë, Muguruza ishte e para që realizoi një goditje të fortë dhe në gejmin e 11-të realizoi një brejk, të cilin e konfirmoi menjëherë, duke fituar gejmin e fundit dhe setin eparë.
Sikurse duket, tensioni i madh që shoqëroi setin e parë, ndikoi mjaft te psikika dhe përqëndrimi i Venusit 37-vjeçare, pasi në setin e dytë ajo nuk njihej më dhe e lëshoi krejtësisht lojën, duke hedhur pothuajseçdo top të dytë aut ose në rrjetë, gjë që e shfrytëzoi mjaft mirë Muguruza që e fitoi pastër 6-0 setin e dytë, dukeu shpallur kështu edhe kampione e Uimbëlldonit.
Sfidanti.al