Skuadra italiane e vaterpolos po përballet me problemet shëndetësore të lojtarëve të saj në Botërorin e notit që ka nisur në Hungari. ‘Armiku’ i kësaj skuadre e ka emrin ‘fruth’, dhe në orët e fundit ka prekur 3 nga lojtarët e vaterpolos duke detyruar trajnerin Sandro Campagna që t’i zëvendësojë ata duke marrë 2 lojtarë të tjerë në castet e fundit’. Valentino Gallo, Stefano Lungo e Alessandro Velotto ishin ata që u prekën nga fruthi duke krijuar një situatë jo të këndshme te perfaqesuesja italiane për të cilën u desh kryerja e një sërë testesh mjekësore për verifikime të mëtejshme.
sfidanti.al