Merkato e futbollistëve; shpenzime të çmendura në Premier League

Milani me 10 futbollistët e blerë shpenzoi 200 milionë Euro, por goditjen e kësaj vere deri tani e ka bërë Jose Mourinho. Manchester United, në të vërtetë shpenzoi 85 milionë Euro për të blerë Romelu Lukaku nga Everton një shifër kjo që është e distancuar nga bleret e tjera të bëra deri tani në merkation e transferimeve. Arsenali është ai që ndjek Manchester United në këtë pikë me 60 milionë eurot e shpenzuara për Lacazette, ndërkohë që podiumin e plotëson një tjetër skuadër e Premier League, Manchester City që bleu Kyle Ëalker për 56.7 milionë Euro. Citizens janë në listën e skuadrave që kanë bërë blerjet më të shtrenjta të momentit edhe për një transferim tjetër atë të Ederson nga Benfica për 40 milionë. Përpara kësaj lëvizje qëndrojnë  binomi Milan-Bonucci për 42 milionë Euro dhe Tolisso-Bayern me 41.2 milionë Euro.

sfidanti.al