Transferimi që trullosi  Italinë: Bonuçi – kapiteni i ri i Milanit!

Pothuajse të gjithë mediumet sportive në Ital, si edhe insajderi më i madh i futbollit, eksperti Xhanluka Di Marcio, konfimuan sot se Juventusi e ka pranuar ofertën e Milanit për qendërmbrojtësin Leonardo Bonuçi, kështu që ai, tani, do të mbajë të veshur bluzën “rosonere”. Bonuçi, mbas gjashtë vitesh, po largohet nga Juventusi për te Milani, pasi ky i fundit pagoi për të 40 milionë euro, ndërkohë që vetë lojtari do të marrë gjashtë milionë euro për sezon.

Pritet që marrëveshja përkatëse të zyrtarizohet shumë shpejt, sapo të përfundojnë edhe disa formalitete të caktuara. Bonuçi do të jetë përforcimi i 9-të i Milanit, kështu që ky i fundit, në këtë mënyrë paralajmëron se ai, gjatë sezonit të ardhshëm, do të luftojë për titullin e kampionit të Italisë. “Corriere delo Sport”, nga ana e saj, bën të ditur se Bonuçit do t’i jepet edhe shiriti i kapitenit të Milanit.

Sfidanti.al