Fakti se Zllatani i ka refuzuar, deri tani, të gjitha ofertat nga Kina dhe Amerika, ndoshta, tregon se ky futbollist veteran do të qëndrojë, edhe një sezon tjetër, i veshur me bluzën e klubit më me shumë trofe në Angli. Sidoqoftë, Romelu Lukaku, përforcimi më i ri i Mançester Junajtidit, do të mbajë veshur bluzën me nr.9 në këtë ekip. Kështu, bluzën me këtë numër që, sezonin e kaluar, e mbante vetëm Ibrahimoviçi, tani e tutje, sikurse thuhet, do ta mbajë Lukaku që thotë se i ka marrë leje vetë Ibros që ta veshë bluzën me këtë numër.
“Duke qenë se unë kam një respekt të madh për Zllatanin, vendosa që ta pyesja, nëse ai më jepte leje që unë ta mbaja veshur bluzën me nr.9”, thotë Lukaku, por, megjithatë, ende nuk dihet përgjigja e Ibros. Fakti se Lukaku që, para disa ditësh, iu shit për 85 milionë euro “djajve të kuq” nga Evertoni, duhet të pyesë Ibrahimoviçn, nëse mund ta veshë “nëntën”, tregon se Zllatani është ende “shef” në “Old Traford”. Ibroja luajti sezonin e fundit me Junajtdin me opsionin që të vazhdojë edhe sezonin e ardhsëm, nëse të dyja palët bien dakord. Kështu që, ka mundësi, që ky futbollist suedez që po merr veten nga një operacion në gju, ta luajë edhe sezonin e ardhshëm në “Old Traford”.
Sfidanti.al