Pushime të trazuara për Ronaldon; policia mësyn në jahtin e futbollistit

Cristiano Ronaldo nuk është e thënë të shijojë me qetësi pushimet e kësaj vere. Agjentë të organeve tatimore spanjolle mësynë për një kontroll në jahtin e futbollistit ‘AYa London’ në momentin që ai mbërriti pas një dreke në një restorant në Formentera, lajm ky që u bë i ditur nga revista ‘Hola!’. Ronaldo ishte në shoqërinë e familjarëve, fëmijëve dhe të dashurës së tij Georgina Rodriguez në momentin që panë agjentët të hyjnë në jaht dhe asnjë prej tyre nuk po u besonte syve.

Gjithsesi Ronaldo diti të ruajë qetësinë dhe në asnjë moment nuk iu afrua agjentëve për t’u interesuar për atë cfarë po ndodhte. Sipas ‘Hola’, policia hyri në jaht dhe shume shpejt mbuloi një pjesë të  jahtit në mënyrë që të askush të mos shihte se cfarë po ndodhte. Ndërkaq, një prej familjarëve të Ronaldos dorëzuan te autoritetet dokumentacionin që iu kërkua. Gjithnjë sipas ‘Hola’, agjentët u larguan pas 1 orë e 30 minutash nga jahti. Nuk dihen arsyet  e kësaj mësymje në jahtin e Ronaldos, i cili është akuzuar nga Prokuroria e Madridit për evazion fiskal prej 14.7 milionë Eurosh.

sfidanti.al