Për të u paguan 30 milionë euro, kurse ai nuk di të zhonglojë me topin!

Pjesëtari i ri i klubit “mbretëror”, Teo Hernandez, u bë hit në rrjetet socialë, mbas një përpjekjeje qesharake për të zhongluar me topin para tifozëve që ndodheshin, në një numër jo të vogël, në stadiumin “Santiago Bernabe”. Ky lojtar 19-vjeçar braktisi Altetikon e Madridit, duke shkuar te Reali, me qëllim përforcimin e mbrojtjes së tij.

Ekipi kampion i Evropës pagoi për Hernandezin 30 milionë euro dhe Teo, u promovua para medias dhe tifozëve. Ky mbrojtës i majtë konsiderohet si një nga lojtarët më me perspektivë në Spanjë, por, megjithatë, prezantimi i tij para publikut në “Santiago Bernabe” nuk kaloi fort mirë. Ai as nuk zhongloi dot dhe as nuk e kontrolloi mirë topin.Çfarë suprize për Zidanen, trajnerin që kur prek topin e skllaveron akoma…

Sfidanti.al