Parisi dhe Los Anxhelosi, Lojrat Olimpike kthehen në traditë!

Mbetet vetëm të bëhet zgjedhja, por Lojrat Olimpike të viteve 2024 e 2028 i dinë që tani pretendentët për organizim. Do të jetë një kthim në traditë, pasi në shtator do të përcaktohet se kur do të organizojë Lojrat, Parisi dhe kur Los Anxhelosi. Këta janë dy qytetet e vetme që garojnë dhe njëri prej tyre do të ketë Olimpiadën e 2024-ës dhe tjetri atë të 2028-ës. Në këtë mënyrë, Parisi dhe LA do të barazohen me Londrën, si qytetet që më shumë i kanë organizuar Lojrat Olimpike, plot 3 herë.

Parisi pati nderin të ishte selia e dytë e Lojrave moderne, në 1900, pasi të parat u mbajtën ashtu siç i takon historisë, në Athinë në 1896. Jo më kot, njeriu që bëri më shumë për ringjalljen e Olimpizmit, Baroni Pjer dë Kuberten, ishte francez. Gjithsesi, do të kenë kaluar 100 vjet që kur kryeqyteti i Francës organizoi Lojrat për herë të fundit, pasi kjo ndodhi në 1924. Los Anxhelos e pati Olimpiadën në 1932 dhe në 1984. Në vitin 2020, Lojrat Olimpike do të mbahen në Tokio.

Sfidanti.al