Nadal jashtë Uimbëlldonit, pas ndeshjes epike 5-orëshe ndaj Mylerit!

Një viktimë e madhe që duket sikur është një fitues i madh. Rafael Nadal, kampioni i Rolan Garosit dhe i rikthyeri në majën e tenisit botëror, nuk arriti dot në çerekfinalet e Uimbëlldonit, turneut që e ka fituar dy herë dhe e dontë për së treti. Gjigandi spanjoll u dorëzua pak një përballjeje epike me luksemburgasin Zhil Myler, në një nga ndeshjet më të mëdha dhe më të gjata të luajtura në fushën qendrore të Uimbëlldonit.

U deshën 4 minuta e 47 sekonda për të përcaktuar fituesin, pra Mylerin, me setin e pestë që ishte pa “tie break” (taj brejk) dhe përfundoi 15-13. Myler kryesoi 2-0 me sete pasi fitoi 6-3 e 6-4, por pastaj Nadal reagoi duke barazuar rezultatin me shifrat 6-3 e 6-4. Seti i pestë ishte i jashtëzakonshëm dhe u duk se nuk do të mbaronte kurrë. Kështu, Nadal nuk do të ketë mundësi të jetë përballë Andi Marrejt në gjysmëfinale, ndërsa në krahun tjetër mund të jenë Federer-Gjokoviç.

Nadal shërbeu 23 pikë nga shërbimi (ejse – aces), realizoi 77 gjuajtje fituese, bëri vetëm 17 gabime të pasforcuara, fitoi 80 për qind të pikëve në shërbimin e parë dhe fitoi 7 pikë më shumë sesa rivali, por sërish në fund humbi.

Zhil Myler u pyet menjëherë pas ndeshjes sesi ndihej dhe u përgjigj: “I lodhur”. “Fitova dy sete, por pastaj Rafa u kthye, por unë isha i bindur se nuk po luaja keq, ndaj i dhashë zemër vetes që të vazhdoja, ndaj kjo më ndihmoi që të fitoja”. Lavdërime për Mylerin nga Xhon Mekinro. “Shërbimi i Mylerit është i shkëlqyer, – tha legjenda amerikane, – por, më shumë më habiti qendrueshmëria e tij. Jam i çmeritur sesa i fortë fizikisht ishte përballë Nadalit, që është shumë i fortë dhe më energjiku që njeh tenisi”.

Sfidanti.al