Muaji i mjaltit po mbaron , por lumturia e Leo Messit dhe Antonellës nuk frenohet

Lumturia duket qartë në fytyrat e Antonela Rocuzzos dhe Lionel Messit. Pas ceremonisë së martesës, çifti po shijon muajin e mjaltit në disa prej plazheve më spektakolare të botës dhe tashmë janë në ditët e fundit të tij. Sulmuesi argjentinas pas këtyre pushimeve mëse të merituara do të kthehet në Barcelonë për të firmosur kontratën dhe më pas për të nisur përgatitjet për sezonin e ri nën urdhrat e Ernesto Valverdes. Shembulli i qartë i momentit që po jetojnë të sapomartuarit e tregon një foto e publikuar nga Antonela në Instagram ku çifti shfaqet me buzëqeshje rrezëllitëse në fytyrë.

sfidanti.al