Paqja e vendour mes Hamilton dhe Vettel pas incidentit në Baku duket se ishte false. Britaniku deklaroi se pilotët duhet të jenë të vetëdijshëm se janë një shembull për të rinjtë, fjalë vërtet të bukura por që britaniku i harroi shumë shpejt pas provave zyrtare të Çmimit të Madh të Austrisë ku me një gjest shumë të thjeshtë do të linte pas krahëve gjithçka. Pikërisht me t’u mbyllur kualifikueset, intervistersi Davide Valsecchi i kërkoi Hamilton që t’i jepte dorën Vettel, por Hamilton e injoroi propozimin duke kthyer shpinën e duke thënë nën zë një frazë të tipit : ‘E bëmë njëherë’. Një gjest ky që nuk e nderon një pilot të F1 që është 3 herë kampion bote. Sigurisht gjesti i dhënies së dorës ndodhi në momentin e kryerjes së fotos së zakonshme, por në momentin kur u bë një kërkesë ‘zyrtare’, Hamilton mund të kishte mbyllur përfundimisht polemikat dhe qetësuar gjakrat. Në këtë mënyre lufta për titullin vazhdon më e ashpër se kurrë dhe në këtë aspekt, shkëndija të tilla inatesh janë pjesë e lojës.
Sfidanti.al