Arsenal nuk luan nga e tija: Sanchez dhe Oxlade Chamberlain nuk largohen

Arsenal këmbëngul në qëndrimin e tij për të mbajtur në Emirates, Alexis Sanchez dhe Oxlade Chamberlain. Skuadra londineze këtë sezon shfaqet akoma më shumë ambicioze dhe kthimi te titullin në Premier League është kthyer në një obsession për të. Topçinjtë e Londrës shpenzuan 60 milionë Euro për të siguruar shërbimin e Lacazette që tregon se londinezët nuk e ndjejnë shumë të nevojshme që të largojnë futbollistë aq më tepër kur bëhet fjalë për elementët më të mirë sic janë Sanchez dhe Oxlade Chamberlain. Ndërkaq, londinezët duket se kanë gjetur akordin me Thomas Lemar dhe tani u duhet të bëjnë një gjë të tillë edhe me Monacon që kërkon për të 80 milionë Euro.

sfidanti.al