Iker Kasiljasi u bë lojtar i lirë në fund të sezonit të kaluar, mbasi atij i mbaroi kontrata dyvjeçare me Porton, por, megjithëse në median spanjolle ishin publikuar lajme se portieri legjendar i përfaqësueses spanjolle do të kthehej në Primera, ai, vetë, zbuloi hapin që ka ndërmarrë lidhur me të ardhmen e tij të afërt. Mbas disa javë konsideratash, Kasiljasi vendosi që ta vendosë firmën në një kontratë të re njëvjeçare me ekipin nënkampion të Portugalisë dhe, sigurisht, që objektiv i tij kryesor është që, sezonin e ardhshëm, të arrijë me ekipin e vet deri te titulli i kampionit portugez që, gjatë dy viteve të fundit, e ka marrë rivali më i madh i Portos, Benfika e Lisbonës.
“Jam shumë i gëzuar që do të vazhdoj që të luaj edhe një vit tjetër në Porto. Me nje padurim të madh po pres sfidat e reja në sezonin e ardhshëm”, shkroi në profilin e tij në Twitter portieri legjendar spanjoll, Iker Kasiljas.
Sfidanti.al