Runi  kthehet në shtëpi, në “Gudison Park” vjen edhe Zhiru

Mediumet anglezë shkruajnë se Uejn Runi, deri në fund të këaj jave, duhet të nënshkruajë kontratë me Evertonin që, gjithashtu, ndërkohë, pret edhe Olivie Zhirunë nga Arsenali. Duket se Evertoni po realizon, sivjet, një politikë të fortë transferimesh, kështu që, sipas zërave më të fundit, shumë shpejt, pritet që të kompletohen transferimet e Uejn Runit dhe të Olivie Zhirusë.

“The Sun” shkruan se Evertoni do t’i sigurojë shërbimet e Runit, duke mos paguar asnjë pare, por se do t’i ruajë atij pagën që ai merr te Mançester Junajtidi, 250 000 sterlina në javë. Kanë kaluar plot 13 vite, qëkur Runi është larguar nga “Gudison Parku” dhe u shpërngul në Mançester, ku, me 253 golat e shënuar, ai është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Sfidanti.al