Hitcfeldi është i bindur: Klopi do të ulet në stolin e Bajernit

Strategu legjendar dhe me shumë trofe më futboll, Otmar Hittcfeld, është i bindur se kolegu i tij, Jyrgen Klop, në të ardhmen, me siguri që do të ulet në stolin e drejtimit të Bajernit gjigant të Mynihut. Klopi ka qenë pjesë e Borusias së Dortmundit dhe një beniamin i madh i tifozëve, por kjo, sipas Hitcfeldit, nuk është ndonjë problem që trajneri aktual i Liverpulit të shkojë në “Aleanc Arena”.

“Klopi është një nga top trajnerët, por, sidoqoftë, në krahasim me trajnerët e tjerë, ai akoma nuk ka fituar ndonjë trofe të madh. Herët ose vonë, ai do ta fitojë titullin e Ligës së Kampioneve. Unë jam i bindur për këtë. Ai është një motivues i madh, i njohur dhe një reklamë e shkëlqyer për trajnerët gjermanë. Nuk është e lehtë të drejtosh një ekip të fortë në Angli, por ai ka bërë këtë me sukses”, thotë Otmari i madh, duke shtuar:

“Klopi, gjithnjë, do të jetë kandidat për stolin e drejtimit të Bajernit. Unë e njoh mirë Bundesligën, kam fituar edhe Ligën e Kampioneve dhe edhe Kupën. Pres që, një ditë, ai të ulet në stolin e drejtimit të Bajernit”, tha Hitcfeldi që ka drejtuar si Bajernin, ashtu edhe Borusian.

Sfidanti.al