Shumica e qytetarëve të zakonshëm nuk e kanë zakon të godasin agjentin e policisë, sidomos kur ka ndodhur një aksident që ka nevojë për “zbardhje”. Për ta, ligjet janë të qartë dhe e dinë procedurën duke pritur daljen e së vërtetës.
Nuk ndodh kështu për disa “birbo” që bëhen milionerë që 18 vjeç, thjesht sepse dinë të “ngasin vrap” dhe të godasin një sferë që quhet top (diçka kaq shumë e rëndësishme?). Një i tillë ishte edhe futbollisti i Verderit, Sambu Jatabare, i cili pëfundoi në pranga në Paris, pasi besohet se goditi me grusht një oficer policie.
Ngjarja ndodhi në autostradën që të çon në aeroportin kryesor të Parisit, “Sharl dë Gol”, ku edhe ndodhi një aksident. Mesa kuptohet, pati acarim fillestar mes lojtarit nga Mali dhe policit, i cili u detyrua të tregonte dokumentin e identifikimit dhe armën e shërbimit. Veçse, kur agjenti e uli armën, Jatabare e goditi me grusht (sipas dëshmitarëve) dhe e rrëzoi përdhe me dëmtime në sy.
Natyrisht, Jatabare nuk është i pari milioner i llastuar që sillet kështu. Njihen mirë bëmat famëkeqe të trashëgimtares miliardere Paris Hilton, veçse shpresojmë që ligji të zbatohet njëlloj, si për qytetarin e thjeshtë, ashtu edhe për futbollistin milioner të Bundesligës.
Sfidanti.al