Bëmë baba të të ngjaj, portieri Klinsman shënon si Jurgeni i madh!

Është bir i një babai të famshëm, por kërkon të fitojë emër me djersën e tij. Xhonatan Klinsman, djali i Jurgen Klinsmanit, është në prag të daljes në skenën e futbollit të madh, ndërsa ka fituar tituj kryesorë të gazetave me një gol që ka shënuar. Edhe pse portier, ai siç duket ka diçka nga instinktet dhe talenti i babait, që ishte një sulmues i shkëlqyer.

Xhonatani shënoi një gol të rrallë në kompleksin stërvitor veorr të Hertës, duke habitur disa qindra tifozë që ishin mbledhur për të parë skuadrën e Berlinit. Ai e goditi topin në ajër dhe shënoi, diçka që nuk është parë shpesh në stërvitjen e berlinezëve.

Njëzetvjeçari vërtet e ka babain gjerman, por vetë ka nënshtetësinë amerikane dhe është portieri i SHBA U20. Gjithsesi, debutimi në futbollin e madh pritet pikërisht në Bundesligë, ku Jurgeni luajti për Shtutgartin apo Bajernin. Xhonatan është bashkuar në një provë me Hertën e Berlinit, në kampingun stërvitor në Bad Zarov, pranë kryeqytetit gjerman. Trajnerët e portierëve, Pal Dardai dhe Colt Petri, po e ndjekin nga afër Xhonatanin për të dhënë përgjigjen nëse mund të jetë lojtar i klubit apo jo.

Sfidanti.al