Federata Shqiptare e Futbollit duket se eshte vertet ne hall. Atje paska nevoje shume te nguteshme qe te ngrene imazhin e drejtueseve te saj ne syte opinionit. Themi “ne hall” se ndersa nje gje e tille eshte e natyreshme per cdo institucion qe administron interesa publike, Federata na u shfaq se fundmi me nje perpjekje mediatike naïve per te ushqyer opinionin me gjoja vleresimin e madh qe UEFA i paska bere zotit Duka.
Gjate fundjaves, faqa zyrtare e FSHF dhe disa portale “vasale” shperndane si rrufeja ne qiell te hapur haberin se zoti Duka eshte emeruar ne komitetin Hatrick te UEFA-s, bile dhe nenkryetar i ketij komiteti. Tek na njofton gjithashtu se ky qenka nje komitet shume i rendesishem, haberi perpiqet te na lere te kuptojme se ky post zotit Duka i eshte dhene per aftesite e tij te vecanta dhe bile-bile si nje forme kompensimi per humbjen e pamerituar te zgjedhjeve per ne Komitetin Ekzekutiv te UEFA-s. Nuk harrohet te specifikohet se komiteti “Hatrick” eshte komiteti me buxhetin me te madh nenkuptimi i te cilit eshte qartazi se tashme Shqiperia do te beje “palle” me parate e UEFA-s dhe se ne nuk na mbetet tjeter vecse te mbeshtesim pa rezerva zotin Duka ne punen e tij per te miren e futbollit Shqiptar.
Por ndersa tallet me inteligjencen e publikut njoftimi ka harruar te informoje po ashtu se ne majen e piramides se komiteteve te UEFA-s per nga rendesia dhe pergjegjesia jane komitete te tilla si ai i financave, komitetet e kompeticioneve, ai i arbitrimit, etj. Po te rremosh pak ne faqen zyrtare zbulon lehte se ne renditjen e listes se 26 komiteteve dhe paneleve te UEFA-s komiteti i ri zotit Duka jo vetem qe nuk renditet me lart se mesi i listes por eshte bile dhe poshte atij te futbollit te plazhit ku po sipas te njejtit haber eshte emeruar se fundi dhe zoti Shulku.
Keshtu, nga kjo soditje e thjeshte nuk mund te arrijme vecse ne konkluzionin se duke humbur pozicionin e nenkryetarit te komitetit te kompeticioneve te ekipeve kombetare per ate te komitetit te Hatrick, aksionet e zotit Duka ne UEFA jo vetem qe nuk kane pesuar rritje si duan te na bindin por perkundrazi jane ulur.
Natyrisht qe nje konkluzion i tille nuk eshte se duhet te na gezoje pasi ne fund te fundit reputacioni dhe lidhjet e zotit Duka jane padyshim nje faktor qe mund te ndikoje ne perfitimet e futbollit tone nga programet e zhvillimit te UEFA-s Thene kete, i lutemi FSHF qe megjithe hallin qe mund te kete, listes se produkteve fallso ne tregjet tona te mos i shtoje here pas here sasi te tilla sapuni te cilin ne duhet ta hame per djathe sepse nuk na mban dot me stomaku.
Se dyti por jo per nga rendesia kemi shqetesimin e nivelit te perfaqesimit qe Presidenti dhe njerezit e tij na bejne ne forumet e UEFA-s. A eshte formimi i tyre profesional, kultura e pergjitheshme apo gjuhet e huaja qe flasin te mjaftueshme per pjesemarrje dhe perfaqesim dinjitoz?
Ne fakt per presidentin nuk kemi asnje dyshim. Ne 16 vjet presidence kemi patur mundesi t’ja njohim idete dhe formimin nderkohe qe anglishten ia flet mire nxënësi Bastari. Çeshtja qendron te moria e specialisteve te FSHF qe vazhdon te rritet se bashku me buxhetin e futbollit. Ne kafenete e Tiranes tregohen shume barcaleta dhe behen shume variacione mbi kete teme. Te jene te verteta valle? Apo ndoshta kjo eshte arsyeja qe e ben makinen propagandistike te Federates qe dhe ngjarje krejt te zakoneshme si riemerimet neper komisionet e UEFA-s te na i shese si suksesin e radhes? Ndoshta tani duhet te presim qe ne mes te fushates se ardheshme te zgjedhjeve ne federate presidenti une te beje nje udhetim te papritur ne Gjeneve per te bere foto me Ceferin. E perse jo?!. Sheh rrushi rrushin dhe piqet vreshti na kane mesuar te paret.
Ilir Pengu