Portieri i Realit të Madridit, Kejlor Navas, i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit të klubit, Florentino Perez, se ai nuk do ta dorëzojë pa luftë vendin e portierit të parë mes shtyllave të portës në “Santiago Bernae”. Pavarësisht se ky portier kostarikanas ka treguar, në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, një formë të shkëlqyer, flitet shumë se Reali është vënë në kërkim të një portieri të ri. Më 2015, klubi “mbretëror” ishte një hap larg angazhimit të portierit David De Gea të Junajtidit, por marrëveshja dështoi, sepse Mançesteri nuk i plotësoi në kohën e duhur dokumentet përkatës.
Emri i De Geas, edhe gjatë kësaj vere, është lidhur me Realin, ndërkohë që ekipi kampion i Evropës ka treguar interes edhe për portierin e ri të Milanit, Xhixho Donaruma. Kështu, në një pronocnim te “Marka”, portieri aktual i Realit, Navas, vuri në dukje se “do të luftoj për vdekje me cilindo që do të vijë!”