Para pak kohësh, pati disa spekulime se Robert Levandovski do të largohet nga Bajerni i Mynihut, sepse nuk është i kënaqur me trajtimin në këtë klub. Këtë gjë, në fakt, e tha agjenti i futbollistit polak, sipas të cilit klienti i tij është i pakënaqur me trajtimin që i bëjnë atij trajneri dhe bashkëlojtarët e tij te Bajerni. Menjëherë, më pas, doli lajmi se ka mundësi që Levanfosvski të largohet nga Mynihu, madje u tha se ai ishte në prag të marrëveshjes me Celsin e Londrës.
Por, ndërkohë, u prononcua trajneri i Bajernit, Karlo Ançeloti, që i hodhi postë spekulimet se ai dhe klubi nuk i kanë mirë marrëdheniet me futbollistin polak, duke theksuar se as që bëhet fjalë që Robert Levandovski të largohet nga Bajerni. “Levandoski, në asnjë rast, nuk më është ankuar dhe, në fund të sezonit të kaluar, unë e urova atë për lojën e mirë që ai kishte zhvilluar gjatë të gjithë sezonit. Edhe unë dhe edhe klubi jemi të kënaqur nga Levandosvki. Por, gjithnjë, ekziston ndonjë agjent që flet shumë. Nuk e di se përse, por nuk është hera e parë që ndonjë agjent i mbush gazetat me lajme të rreme”, tha Ançeloti.
Sfidanti.al