Portugalia humbi me penallti (0-3) ndaj Kilit në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, pasi ekipi kampion i Evropës dështoi në tri penalltitë e para që gjuajti nga pika e bardhë e 11-metërshave, kështu që Ronaldos nuk i erdhi radha që të bënte gjuajtjen e vet. Gjatë serisë së gjuajtjeve të penalltive nga lojtarët portugezë dhe kilianë, Rondaldo shihte i pafuqishëm nga mesi i fushës sesi portieri kilian Klaudio Bravo po i “vidhte” atij shoun. Në këtë kushte, shumëkush lëshoi kritika në adresë të CR7-tës (Ronaldos) se përse ai nuk gjuajti i pari penalltinë? Tifozët akuzuan me këtë rast Ronaldon, duke vënë në dukje se ai ka një ego të sëmurë, se ai do që të jetë në qendër të vëmendjes dhe se, gjithnjë, do që ta gjuajë ai penalltinë e fundit që të bëjë edhe furorin (bujën) më të madh.
Por “Marka”, sidoqoftë, i hedhposhtë këto pretendime të tifozëve, duke iu referuar marrëveshjes që kishin bërë para ndeshjes Ronaldo dhe trajneri Fernando Santosh: nëse shorti do të përcaktonte që penalltinë e parë ta gjuante Portugalia, atëherë, atë do ta ekzekutonte Ronaldo dhe nëse do t’i binte Kilit që ta gjuante penalltinë e parë, atëherë, atë të fundit për portugezët do ta gjuante Ronaldo. Por mbas hedhjes së monedhës, i takoi Kilit që ta gjuante penalltinë e parë dhe ajo e fundit i mbeti Ronaldos që nuk arriti ta gjuajë.
Sfidanti.al