Tekat e Jose Mourinhos; i kërkon Manchester United të tentojë sërish blerjen Neymar

Manchester United dhe Jose Mourinho kërkojnë me cdo kusht të sjellin në Old Trafford Neymar. Të paktën kjo është ajo që publikohet te tabloidi ‘Daily Star’ që flet për një kërkesë të vetë trajnerit portugez për të patur nën urdhrat e tij sulmuesin  25 vjecar dhe drejtuesit e Djajve të Kuq janë gati të bëjnë një tentativë tjetër për të  dhe për të plotësuar këtë tekë të 54 vjecarit. Gjithnjë sipas ‘Daily Star’ Manchester United është gati të paguajë edhe klauzolën prej 190 milionë Euro për zgjidhjen e kontratës së futbollistit me klubin katalanas. Por në këtë cështje Manchester United nuk ka marrë parasysh dicka, vullnetin e vetë Neymar. Braziliani vetëm përpara pak javësh rinovoi me nënkampionët e Spanjës deri në vitin 2021 ndërkohë që jo pak herë ka theksuar se nuk ka ndëmernd të largohet nga Barcelona.

sfidanti.al