Çfarë mund të bëhet me 70 milionë euro? Në futboll mund të realizohen dy ëndrra, ajo e Antonio Kontes që kërkon Aleks Sandron tek Çelsi, dhe ajo e Juventusit që mund të gjejë jo një, por dy zëvendësues për mbrojtësin brazilian. Blutë e Londrës vazhdojnë të bëjnë presion për 26-vjeçarin, duke e rritur ofertën, nga 50 në 60, dhe tani në 70 milionë euro. Juventusi e mori Aleks Sandron për 26 milionë euro nga Porto, pra do të realizojë një fitim të madh. Problemi i vetëm për Alegrin është të gjejë zëvendësues, ndërsa besohet se dhe Leonardo Bonuçi mund të shkojë në “Stemford Brixh”.
Sfidanti.al