Bernardeski, “ëndrra” e Interit, Juves, Çelsit, dhe “thesari” i Fiorentinës

Juventus jep 40-45 milionë, Çelsi nuk është larg, Mançester Junajtid po ashtu, ndërsa Interi e ka objektiv. Ky është Federiko Bernardeski, mbreti i ri i “mercato”-s në Itali. Fiorentina kërkon 50 milionë euro për një 23-vjeçar vërtet të shkëlqyer, një toskan i lindur (në Karrara) dhe që jo më kot mban numrin 10. Luçiano Spaleti e do tek Interi, ndërsa Masimiliano Alegri e ka identifikuar si njeriun e duhur, pasi mund të herë dorë nga Dagllas Kosta i Bajernit. Në Angli, është italiani tjetër Antonio Konte që e njeh dhe e kërkon, ndërsa Zhoze Murinjo është “në dritare”. Një gjë duket e sigurt, Bernardeski do të veshë fanelë tjetër sezonin e ardhshëm. Lum ai klub që do ta marrë!

Sfidanti.al