Marquez kap Agostini-n, italiani e “kurorëzon” me një kaskë të artë me numrin 10

Historia e Moto GP është pasuruar sot me një tjetër faqe të lavdishme, të cilën e ka shkruar Marc Marquez. Piloti spanjoll fitoi titullin e dhjetë në karrierë, i cili është i teti i kategorinë mbretëreshë, Moto GP. Një sipërmarrje të tillë më parë kishte mundur që ta bënte vetëm Giacomo Agostini mes viteve 1964-1977. Sot ishte pikërisht “Ago” ai që i dorëzoi spanjollit një kaskë të artë me numrin dhjetë në podin e ndërtuar në Portugali ku ngjitja e Marquez drejtë majës më të lartë u kthye edhe më epike falë hijes së një… “G.O.A.T.”-i.