Paraja e hedh ujin përpjetë, por jo ..Dinamon!

Thoshte Mandela i famshëm  “ kur luaj sport nuk humbas kurrë sepse ose fitoj, ose mësoj nga humbja”. Këtej nga “burgu ynë”, fituesi me humbësin janë dy botë të ndryshme. E para, fitorja,  të çon ne hava, në qielllin e shtatë, e dyta ..humbjes nuk i del njeri për zot. Si me magji   tretet humbja dhe protagonistët  bëhen të padukshëm. Dinamo humbi përsëri, këtë herë mund të quhet “leksion në familje”, i biri mund  të atin , Daja i Elbasanit gjunjëzon Dajën e Dinamos.,por sherrin ia pa presidenti Bardhi i Dinamos..

Sidoqoftë,  Dinamo nuk e ka për herë të parë!  Një ekip “kampion” nga financat, tërëkëto vite, sapo del në fushë zbulon se paraja nuk është gjithshka. Një vit më parë, vunë bastin e madh moral  se do ta fitonin titullin kampion dhe në fund festuan, u dehën me trofeun, por jo me titullin kampion, por me Kupën e Shqipërisë. Këtë herë vunë “dorën në zjarr” dhe betimi ishte burrash : “ Jo Egnatia, por edhe vetë Barcelona të në dalë para, keq na vjen por…..”

Seriali i humbjeve të Dinamos u pasurua edhe në Elbasan. Presidenti Bardhi i Dinamos e kuptoi se futbollistët, bashkë edhe trajneri i tyre, nuk po e çojnë drejt titullit, por në një rrugë,  ku përkëdhelia është ma e madhe se sa përgjegjësia. Deklarata e tij  eshte e forte , por edhe e “dobët”:  “Ata që nuk duan të luajnë të largohen. Disa nuk e meritojnë këtë fanellë ..!” Po cilët janë me emra ? E kanë thënë edhe presidentë të tjerë këtë akuzë të fortë dhe plateale, por çfarë pritet të ndodh?! S’ka kohë, vjen ndeshja tjetër…

Sfidanti.al